Rektori Qerimi dhe kryetari Rama diskutojnë rreth krijimit të hapësirave të reja në kampusin e UP-së

Rektori Qerimi dhe kryetari Rama diskutojnë rreth krijimit të hapësirave të reja në kampusin e UP-së

Blerta Dibrani 5 shtator 2023 Arkivuar

Rektori Qerim Qerimi dhe kryesuesi i Këshillit Drejtues, z. Altin Sahiti janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Gjatë këtij takimi u diskutuan idetë për transformim të kampusit të Universitetit të Prishtinës, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion.

Si partner strategjik i Universitetit të Prishtinës, Komuna u zotua për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim pozitiv tek studentët dhe komuniteti në përgjithësi.