REKTORI MARJAN DEMA NGUSHËLLON FAMILJEN E PROFESORIT MUJË SHALA

Administrator Administrator 13 gusht 2018 Arkivuar

E respektuara familje Shala,

Pikëllim e dhimbje të madhe na solli lajmi që profesori Mujë SHALA nuk është më në mesin tonë. Ndarja e parakohshme nga jeta e profesorit dhe mjekut të shquar, është një humbje e madhe për familjarët dhe miqtë e tij, studentët dhe kolegët nga Universiteti i Prishtinës, dhe gjithë qytetarët.

Profesor Shala do të vazhdojë të jetoj në mendjet e studentëve dhe puna e tij do të rrojë gjatë në mesin e kolegëve, të cilët do të vazhdojnë të frymëzohen nga sinqeriteti, puna dhe urtësia e tij.

Ne jemi krenar që patëm rastin që profesorin Mujë SHALA ta kishim pjesë të stafit akademik të Universitetit. Andaj, të gjithë ne miqtë, familjarët dhe studentët e tij, kujtimet e bukura me profesorin Mujë do i mbajmë përherë.

Në emër të organeve drejtuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Mujë SHALA!


Me respekt,
Prof. dr. Marjan Dema - rektor