Rektori Dema vizitoi Universitetin e Malit të Zi, takoi Rektoren Vojvodić

Administrator Administrator 29 maj 2017 Arkivuar

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema ka takuar Rektoren e Universitetit të Malit te Zi, prof. dr. Radmila Vojvodić në kuadër të vizitës së tij në këtë Universitet.

Në këtë takim nga ana e Universitetit të Prishtinës kanë marrë pjesë prorektori për kërkime shkencore, Faton Berisha, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore, Tahir Arbneshi dhe prof. Anton Berisha. Ndërkaq, nga Universiteti i Malit të Zi prezent në takim  ishin prorektorët Predrag Stanišić dhe Živko Andrijašević.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes dy universiteteve në fusha të ndryshme të arsimit të lartë. Përfaqësuesit e të dyja universiteteve shprehen gatishmëri për bashkëpunim në projekte të ndryshme ndërkombëtare, por theks i veçantë iu kushtua mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi edhe në fushën e mobilitetëve të studentëve.

Përfaqësuesit e UP-së shprehen interesim që të krijojnë rrjet të bashkëpunimit më tepër në nivelin e studimeve master dhe të doktoratës, si dhe për mundësinë e pjesëmarrjes së studentëve nga Mali i Zi në Universitetin Veror Ndërkombëtar të UP-së, në të cilin marrin pjesë studentë nga universitete të ndryshme botërore. 

Takimi u zhvillua në Universitetin e Malit të Zi.