Rektori Dema uron festën e Fiter Bajramit
Me rastin e festës së “Fiter Bajramit”, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në krye me Rektorin, prof. dr. Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam. Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, stafin akademikë dhe administrativë të UP-së.
Me anë të kësaj komunikate urohet shëndet, suksese, më shumë solidaritet midis njerëzve, paqe, respekt dhe dashuri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, si dhe në mbarë botën.
Urime, shëndet dhe suksese!