Rektori Dema uron besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, me rastin e Festës së Pashkëve, ka uruar gjithë personelin dhe studentët e besimit të krishterë të këtij institucioni, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës që i takojnë këtij besimi.
Urimi i Rektorit Dema:
Të nderuar besimtarë,
Urime të përzemërta për festën e Pashkëve! Gëzojeni këtë ditë bashkë me më të dashurit Tuaj, me mirëkuptim dhe harmoni.
Uroj që kjo festë të arrij të përçoj ndjenjën e paqes dhe tolerancës kudo në shoqërinë tonë, si dhe të na frymëzoj edhe më tepër për vepra të mira dhe për më shumë punë drejt realizimit të synimeve tona.
Gëzuar Pashkët për shumë vjet!”
Prof. dr. Marjan Dema
Rektor