REKTORI DEMA URON 28 NËNTORIN – DITËN E FLAMURIT

Administrator Administrator 27 nëntor 2018 Arkivuar

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema ua uron këtë festë studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.

Urimi i Rektorit:

Urime të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin!

Kjo datë historike shënon njërën ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë do mbetet përherë vlerë për kombin tonë, duke figuruar kështu si njëri ndër aktet më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Si prijës universiteti, konsideroj që edukimi i duhur i rinisë është shtylla kryesore e ngritjes dhe mirëqenies së kombit. Këtë nëntor edhe më madhështor e bënë fakti që kjo festë gjen Universitetin e Prishtinës më mirë se kurrë më parë. Ne kemi konsoliduar një Universitet publik të respektuar, të njohur kudo për profesionalizëm, integritet, mësimdhënie cilësore dhe hulumtim.

Teksa i gëzohemi sukseseve tona, theksoj që ka edhe shumë rruge për të bërë tutje. Dhe pikërisht në ketë ditë të unitetit, ftoj që së bashku të japim më shumë kontribut nga vetvetja, për një të ardhme me arsimim më cilësor për gjeneratat pasuese.

Me nderime,
Marjan Dema – rektor.