Rektori Dema u uron besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam. Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.
“Të dashur studentë, staf akademik dhe administrativ i Universitetit të Prishtinës,
Ju uroj nga zemra, Gëzuar Kurban Bajramin! Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit tuaj, me mirëkuptim, harmoni dhe shtrirje të dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve.
Festa e Bajramit është reflektim i marrëdhënieve të secilit individ me Zotin. Kjo ditë e madhe, le të shërbejë si një mundësi që gjithashtu të gjithë ne të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë.
Me këtë rast, dëshiroj që kjo festë të gjejë mbarë popullin shqiptar të bashkuar, të vendosur dhe të përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohemi në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes dhe zhvillimit të Kosovës.
Gëzuar!”