Rektori Dema takoi përfaqësuesit e KMDLNJ-së, diskutuan për gjendjen e UP-së
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” prof. dr. Marjan Dema, ka takuar përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) me të cilët ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme në UP.
Ndër të tjera, të dyja palët u dakorduan për një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do u mundësonte studentëve të UP-së që të mbajnë praktikën profesionale në këtë organizatë.
Dema duke e falënderuar KMDLNJ-në për ndihmën e dhënë në shumë procese nëpër të cilat ka kaluar ky institucion, prezantoi projektet aktuale që janë duke u implementuar në UP.
Nga ana tjetër, kryetari i kësaj organizate, z. Behxhet Shala, duke theksuar të arriturat e Universitetit të Prishtinës, por edhe sfidat me të cilat përballe ky institucion, falënderoi rektorin Dema për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë.