Rektori Dema takoi ambasadoren greke në Kosovë, znj. Constantina Athanassiadou

Administrator Administrator 30 qershor 2017 Arkivuar

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema priti sot në takim Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, znj. Constantina Athanassiadou.

Pjesëmarrës në takim ishte edhe prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, znj. Teuta Pustina.

Rektori Dema e njoftoj ambasadoren me një historik të shkurtër të institucionit të cilin ai drejton, duke përfshirë edhe sfidat e shumta më të cilat është ballafaquar UP-ja. Por, Rektori vuri në pah që menaxhmenti aktual ka krijuar standarde dhe rregulla me të cilat planifikojnë t’u hapin rrugë ndryshimeve pozitive, sepse këto ndryshime, sipas tij, përveç që ndodhin në UP, ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në mirëqenien e vendit tonë.

Në këtë drejtim, ambasadorja greke, znj. Athanassiadou tha që ata janë të gatshëm të punojnë ne lehtësimin e rrugëve të UP-së ne krijimin e bashkëpunimeve me universitete të ndryshme greke. Ajo po ashtu shfrytëzoi rastin për të biseduar edhe për marrëveshjet specifike të mundshme dhe atë aktuale në mes UP-së dhe universiteteve greke.