Rektori Dema priti Zv/Kryesuesin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Republikën e Kosovës

Administrator Administrator 16 shtator 2019 Arkivuar

Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" priti në një takim të veçantë zt. Oleg Havasi, Zv/Kryesues i Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë.

Rektori Dema e njohu zt. Havasi me reformat e kryera në Universitetin e Prishtinës gjatë mandatit të tij, duke e vënë theksin te ngritja e cilësisë, rritja e produktit shkencor, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e imazhit të UP-së.

Zt. Havasi bëri një rezume të mbështetjes së Republikës së Sllovakisë për Republikën e Kosovës, pavarësisht se vendi i tij nuk e ka njohur formalisht pavarësinë e Kosovës. Rektori Dema dhe Zv/Kryesuesi Havasi u pajtuan, që vendosin një bashkëpunim edhe më të ngushtë, duke bashkëorganizuar aktivitete me karakter akademik dhe kulturor me qëllim të afrimit të mëtutjeshëm të të dy popujve, veçanërisht duke u fokusuar në aktivitetet për studentët.

Zt. Havasi shprehu falënderimet për pritjen, duke vlerësuar edhe njëherë rolin historik dhe zhvillimet pozitive të kohëve të fundit të Universitetit të Prishtinës.