Rektori Dema ngushëllon Familjen Daci

Rektori Dema ngushëllon Familjen Daci

Administrator Administrator 26 janar 2019 Arkivuar

I nderuar akademik Nexhat Daci,
E respektuara Familje Daci,

Pikëllim e dhimbje të madhe na solli lajmi për ndarjen e hershme nga jeta i djalit tuaj, zëvendësministrit Arian Daci.

Në këto çaste të vështira për ju dhe Familjen Tuaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, të organeve drejtuese dhe menaxhuese, si dhe të stafit dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Si familje e tij, së bashku me miqtë dhe të afërmit e tjerë, kujtimet e bukura për Arianin mbani përherë gjallë, ndërkaq lartësojeni rrugën e tij të punës dhe të veprimit edhe në vazhdimësi.

Qoftë i paharruar kujtimi për të! 

Me respekt,
Prof. Dr. Marjan Dema - Rektor