Rektori Dema merr pjesë në Konferencën e Pestë të Procesit të Berlinit në Londër
Prof. dr. Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", i shoqëruar nga prof. asoc. dr. Merita Koçinaj-Berisha, prorektore për zhvillim dhe cilësi, mori pjesë në Konferencën e Pestë të Procesit të Berlinit, në Londër, organizuar në periudhën 28 – 30 maj 2019.
Kjo konferencë mblodhi përfaqësues nga 16 vende evropiane, për të diskutuar për përpjekjet për integrimin e rajonit në Bashkim Evropian dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Ndër tjerash, në këtë konferencë u diskutua për sundimit e ligjit, lidhshmërinë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe forcimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë dhe dialog ndërshoqëror.
Pjesëmarrja e rektorit Dema dhe prorektores Berisha në këtë konferencë qe një mundësi e mirë për përçimin e perspektivës së vendit tonë lidhur me këtë tematikë, si dhe konfirmon angazhimin e Universitetit të Prishtinës, si institucioni më i rëndësishëm dhe cilësor i arsimit të lartë në vend, për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe kontribuuar në tema të rëndësishme drejt integrimit në BE.
