Rektori Dema me bashkëpunëtorë, viziton Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të UP-së

Administrator Administrator 25 janar 2018 Arkivuar

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka vizituar Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, ku takoi dekanin e këtij Fakulteti, prof. dr. Skender Kaçiun, prodekanët dhe shefat e departamenteve në këtë njësi akademike të UP-së.

Ky takim, i zhvilluar me iniciativë të Rektorit Dema, pati si qëllim evaulimin e punës së bërë në këtë njësi akademike dhe paraqitjen e synimeve të stafit menaxherial dhe akademik. Njëherësh, u theksua nga afër gatishmëria e menaxhmentit të Rektoratit për bashkëpunim të ngushtë në arritjen e këtyre synimeve.

Rektori Dema përgëzoi dekanin Kaçiu për punën e bërë në ngritjen e cilësisë së studimeve në këtë Fakultet, duke ftuar menaxhmentin dhe stafin akademik për angazhim të mëtutjeshëm në arritjen e objektivave të parapara.


Në anën tjetër, dekani Kaçiu e informoi Rektorin me të arriturat e këtij Fakulteti, kurse shefat e departamenteve të këtij Fakulteti shtruan çështje të ndryshme për diskutim lidhur me procesin e studimit në këtë Fakultet, për të cilat hasën në përkrahjen e Rektorit Dema. Njëherësh, stafi akademik në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë falënderoi menaxhmentin, në veçanti të pranishmit: Rektorin Dema, prorektorin për zhvillim dhe cilësi, prof. dr. Hysen Bytyqin dhe prorektoren për buxhet dhe financa, prof. dr. Myrvete Badivukun, për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në zhvillimin cilësor të studimeve në këtë Fakultet.