Rektori Dema e ngushëllon familjen Berisha
E respektuara Familje Berisha,
Me pikëllim e pranuam sot lajmin që profesoresha Mandushe Berisha nuk është më në mesin tonë.
Më lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, t’jua përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurës suaj, profesoreshës Mandushe.
Kontributi i saj rreth katër-dekadësh në Universitetin e Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e institucionit tonë, duke qenë njëherësh edhe njëra ndër gratë e para që shërbeu si mësimdhënëse në UP.
Profesoresha Berisha ligjëroi në Departamentin e Kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore. Për këtë, ajo do të mbetet një kujtim i dashur dhe me vlerë për studentët e saj, kolegët nga UP-ja, si dhe të gjithë ata që patën rastin të jenë pjesë e rrugëtimit të saj akademik dhe jetësor.
I lehtë i qoftë dheu!
Me nderime,
Prof. dr. Marjan Dema