Qendra për Studime të Avancuara e Universitetit të Prishtinës organizon Forumin ‘BASHKË NË SHKENCË: UNIVERSITETI I PRISHTINËS DHE DIASPORA AKADEMIKE‘

Qendra për Studime të Avancuara e Universitetit të Prishtinës organizon Forumin ‘BASHKË NË SHKENCË: UNIVERSITETI I PRISHTINËS DHE DIASPORA AKADEMIKE‘

Administrator Administrator 29 tetor 2025 Arkivuar

Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe GIZ-Kosovë, ky forum shënon pikënisjen e diskutimeve për themelimin e njësisë për diasporën akademike në kuadër të Qendrës për Studime të Avancuara (QSA) — një platformë e re bashkëpunimi mes akademikëve në Kosovë dhe atyre në diasporë.

Akademikët e diasporës janë pjesë e pashkëputur e korpusit akademik të Kosovës, me një kontribut të çmuar në avancimin e dijes në vend përmes nismave individuale dhe vullnetmira. Tashmë, Universiteti i Prishtinës e ka funksionalizuar Qendrën për Studime të Avancuara dhe brenda saj po jetësohet edheqendra, që do ta mundësojë bashkëveprimin akademik institucionalisht, me infrastrukturë, bursa, me programe dhe ngjarje rrjetëzimi, me konferenca e punëtori shkencore.

Ceremonia e hapjes së Forumit do të mbahet më 31 tetor 2025, në hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani“, prej orës 9:00.

Agjendën e këtij forumi mund ta gjeni në këtë vegëz.