Qendra e Gjuhëve në Universitetin e Prishtinës fillon kursin e gjuhës japoneze

Qendra e Gjuhëve në Universitetin e Prishtinës fillon kursin e gjuhës japoneze

Administrator Administrator 24 shtator 2025 Arkivuar

Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhëve kanë kënaqësinë të njoftojnë se regjistrimi për kursin e gjuhës dhe kulturës japoneze do të fillon nga 15 deri më 30 shtator 2025.

Ky kurs ofron një mundësi unike për të mësuar gjuhën japoneze dhe për të njohur nga afër kulturën e pasur të Japonisë, duke kontribuar në forcimin e shkëmbimit kulturor dhe në ndërtimin e miqësisë midis Kosovës dhe Japonisë.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni: [email protected] ose [email protected]  

Formulari për aplikim: https://forms.gle/5rzz5bKpAWJk6KPY9