Pyetësor për sfidat dhe zbatimin e standardeve të parimit të barazisë gjinore në UP
Qendra për Barazi Gjinore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke realizuar një studim për të vlerësuar nëse dhe në çfarë mase respektohet parimi i barazisë gjinore në të gjitha sferat e aktivitetit në Universitetin e Prishtinës.
Duke plotësuar këtë pyetësor, jo vetëm që do të kontribuoni në vlerësimin e situatës aktuale në këtë fushë, por gjithashtu do të ndihmoni në çrrënjosjen e diskriminimit dhe në planifikimin e masave afirmative për grupet vulnerabël të identifikuara përmes këtij anketimi në Universitetin tonë.
Ju lutem, vini re se sondazhi është plotësisht anonim dhe rezultatet e tij do të përdoren nga Universiteti ekskluzivisht për qëllimin e dhënë në paragrafin e mëparshëm.
Ftohën studentët, stafi akademik dhe administrativ i UP-së të plotësojnë pyetësorin, të cilin e gjeni në linkun në vazhdim: