Punëtoria përmbyllëse e projektit NanoKos – Dy ditë reflektimi, bashkëpunimi dhe kërkimi shkencor
Më 16 dhe 17 tetor 2025, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, u mbajt punëtoria përmbyllëse e projektit NanoKos, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian që ka synuar forcimin e kapaciteteve kërkimore në Kosovë në fushën e nanopartikujve në shëndet dhe mjedis.
Ngjarja dyditore mblodhi partnerët ndërkombëtarë nga Universiteti i Milanos, Universiteti i Parmës dhe King’sCollege London, si dhe stafin akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës, për të reflektuar mbi arritjet, përvojat dhe bashkëpunimet e ardhshme.
Dita e parë — 16 tetor 2025
Dita e parë u hap me prezantime frymëzuese nga praktikantëtdhe fituesit e granteve kërkimore të projektit, të cilët ndanë përvojat dhe rezultatet e tyre të arritura gjatë programeve të mobilitetit dhe punës kërkimore.
Prezantime nga praktikantët:
• Liridon Sopaj – University of Parma
• Erze Cocaj – King’s College London
• Ilir Berisha – University of Milan
Prezantime nga fituesit e granteve kërkimore:
• Prof. dr. Mimoza Basholli: Nano-based platforms andPhytochemicals for Enhanced Drug Delivery andTherapeutic Efficacy
• Prof. dr. Mirsade Osmani: Investigating the impact ofmetal nanoparticles from Trepça smelter emissions on soil, water and crops in the Mitrovica region
• Dr. Rona Mustafa: Epigenetic Profile of Patients with andwithout Coronary Restenosis after Coronary Stenting: The Role of PM2.5 and Environmental Factors
• PhD cand. Vllaznim Mula: Assessment of Volatile OrganicCompounds in Indoor and Outdoor Air of Prishtina, Kosovo
Prezantimet pasqyruan bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet institucioneve partnere dhe ndikimin e projektit në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe trajnimin e brezit të ri të studiuesve.
Dita e dytë — 17 tetor 2025
Dita e dytë ishte e dedikuar për diskutime me palët e interesit, ndarjen e përvojave nga mobilitetet akademike e administrative dhe reflektimin mbi të ardhmen e bashkëpunimit NanoKos.
Fjalët hyrëse u mbajtën nga prof. Rozafa Basha, prorektorepër ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Aurora Bakalli, prodekane për mësimdhënie dhe çështje studentore nëFakultetin e Mjekësisë, Lucia Parducci nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe profesorët Giuseppe Danilo Norata, Giangiacomo Beretta e Michele Miragoli, drejtues të projektit.
Prezantimi i arritjeve dhe rekomandimeve kryesore u bë nga prof. Armond Daci dhe dr. Driton Vllasaliu, të cilët theksuan ndikimin e projektit në kërkimin shkencor, mobilitetin akademik dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.
Sesioni i ndarjes së përvojave solli prezantime nga stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Prishtinës prof.Rina Limani (University of Milan), prof. Zeqir Veselaj (King’sCollege London), prof. Laura Leci-Tahiri (University ofMilan), prof. Zana Ibraimi (University of Parma), prof. BahtirHyseni, prorektor, Universiteti i Mitrovicës dhe Fitim Seferi, Zyra e Kërkimeve Shkencore – UP (King’s College London).
Ngjarja u përmbyll me panelin „Nga të Dhënat Kërkimore në Ndikim Politikash: E Ardhmja e NanoKos”, ku drejtuesit e projektit dhe partnerët ndërkombëtarë diskutuan për mënyrat se si rezultatet e kërkimit mund të ndikojnë në politikat publike dhe zhvillimin shkencor në Kosovë.
Pas panelit, sesioni „Meet the Students” ofroi mundësi për takime dhe diskutime direkte midis studentëve të UP-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Universiteti i Prishtinës falënderon të gjithë partnerët, prezantuesit, studentët dhe palët e interesit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë projekt të rëndësishëm.
NanoKos ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm bashkëpunimi, kërkimi dhe zhvillimi akademik, që ka hapur rrugën për iniciativa të reja shkencore dhe ndërkombëtare në të ardhmen.