Punëtori për Monitorimin e Zbatimit të Planit Strategjik të UP-së
Në një punëtori dyditore të organizuar nga Universiteti i Prishtinës u diskutua për monitorimin e zbatimit të Planit Strategjik të UP-së për vitet 2023-2025 dhe realizimin e objektivave të përcaktuar prej tij.
Gjatë punëtorisë u fol për ecurinë e arritjes së këtyre objektivave dhe u identifikuan fusha të Planit strategjik ku mund të bëhen përmirësime të mëtutjeshme.
Shkëmbimet e mendimeve në këtë punëtori dhe gjetjet që dolën prej saj, do të ndikojnë në zbatimin me përpikëri të Planit strategjik sipas afateve të përcaktuara dhe krijimin e bazës për zhvillimin e strategjive të reja që do të çojnë vazhdimisht përpara Universitetin e Prishtinës.
Në punëtori morën pjesë rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, prorektorët, dekanë të njësive akademike dhe zyrtarë të administratës së UP-së.
Punëtoria u mbështet nga Programi i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit të Qëndrueshëm në Kosovë (ShER), në pajtim me memorandumin e nënshkruar në nëntor të vitit 2024.
Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar dhe i vendosur që të gjitha planet dhe projektet për të ardhmen të realizohen me përpikëri dhe të mos mbeten kurrsesi vetëm të shkruara në letër.