Publikohet numri i pestë i revistës „Karriera”: Inteligjenca artificiale — roli, rëndësia dhe sfidat

Publikohet numri i pestë i revistës „Karriera”: Inteligjenca artificiale — roli, rëndësia dhe sfidat

Administrator Administrator 26 dhjetor 2025 Arkivuar

Është publikuar sot edicioni i pestë i revistës „Karriera”, botim i Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, e cila synon të ofrojë informim, orientim dhe këshilla praktike për studentët dhe të diplomuarit në rrugëtimin e tyre drejt tregut të punës.

Revista „Karriera” ka për qëllim mbështetjen e studentëve të UP-së për ndërtimin e karrierës profesionale, duke u ofruar informacione të dobishme mbi punësimin, kërkesat e tregut të punës, dhe trendët bashkëkohorë të zhvillimit të profesioneve të ndryshme.

Numri i pestë i revistës, i publikuar në dhjetor 2025, i kushton vëmendje të veçantë temës së inteligjencës artificiale, duke trajtuar rolin, rëndësinë dhe sfidat që kjo teknologji paraqet për tregun e punës, profesionet e së ardhmes dhe zhvillimin e aftësive të reja profesionale. Përveç artikujve tematikë mbi inteligjencën artificiale, revista përmban edhe shkrime që lidhen me punësimin, punëdhënësit dhe mundësitë profesionale për të rinjtë.

Siç është bërë tashmë traditë e revistës „Karriera”, edhe në këtë numër studentët dhe lexuesit përshëndeten me një fjalë hyrëse nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, ku theksohet rëndësia e përgatitjes profesionale dhe roli i universitetit në lidhjen ndërmjet arsimit dhe tregut të punës.

Revista „Karriera” Nr. 5 është një tjetër hap në përpjekjet e Universitetit të Prishtinës për të fuqizuar studentët dhe të diplomuarit me njohuri, orientim dhe mjete praktike për një integrim sa më të suksesshëm në tregun e punës.

Të gjithë ata që duan të lexojnë të plotë revistën, numrin e saj të ri mund ta gjejnë në vegëzën: Numri i pestë i „Karrierës”