Prorektorja Basha Jakupi takon Zëvendësministrin Dobra nga MPB dhe përfaqësuesit e Universitetit Teknologjik të Kaunas të Lituanisë

Prorektorja Basha Jakupi takon Zëvendësministrin Dobra nga MPB dhe përfaqësuesit e Universitetit Teknologjik të Kaunas të Lituanisë

Irfan Nikci 4 dhjetor 2023 Arkivuar

Prorektorja Basha Jakupi priti në një takim përfaqësuesit nga Universiteti Teknologjik i Kaunas të Lituanisë, duke përfshirë profesoreshën Dr. Egle Vaidelyte dhe Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Gjatë vizitës në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ata diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe identifikimin e mundësive përmes fondeve ndërkombëtare.
Prorektorja Basha Jakupi paraqiti gamën e gjerë të kurseve në gjuhën angleze, programet studimore dhe avantazhet e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, duke theksuar rrjetin e gjerë të kontakteve dhe partnerëve të UP. Faktori i integruar i ndërkombëtarizimit në strukturën dhe proceset e Universitetit të Prishtinës, përfshirë bashkëpunimin me universitete si Kaunas nga Lituania, ka bërë të mundur shumë iniciativa dhe projekte bashkëpunimi.

Zëvendësministri Dobra, i cili inicoi këtë takim, shprehu gatishmërinë për intensifikimin e marrëveshjeve dhe përfitimet e mundshme për Universitetin e Prishtinës nga bashkëpunimi me partnerët e tij.

Profesoresha Dr. Egle Vaidelyte nga Universiteti Teknologjik i Kaunas prezantoi eksperiencën e tyre në bashkëpunimet ndërkombëtare dhe projektet e tyre, duke shprehur synimin për të sjellë avantazhe për UP-në përmes këtij bashkëpunimi.