Prorektorja Basha-Jakupi priti në takim një delegacion nga Austria.

Prorektorja Basha-Jakupi priti në takim një delegacion nga Austria.

Administrator Administrator 13 nëntor 2023 Arkivuar

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Arta Basha- Jakupi, priti në takim një delegacion nga Austria, i përbërë nga përfaqësues të Ambasadës së Austrisë dhe Ministrisë Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, së bashku me përfaqësues të MKRS-së dhe MASHT. Në takim u diskutuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve austriake.

Në hapje të takimit, prorektorja Arta Basha-Jakupi ka përshëndetur dhe mirëpritur delegacionin austriak, duke theksuar kontributin e tyre të palëkundur dhe ndihmën që Austria ka ofruar për Kosovën qysh nga viti 1990. Ajo ka theksuar veçanërisht bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ndihmën e vazhdueshme të Ambasadës Austriake, institucioneve austriake që po ofrojnë për  Universitetin e Prishtinës në ndërtimin e një infrastrukture të përbashkët për bashkëpunime universitare.

Në vijim, delegacioni austriak prezantoj projekte aktuale dhe shumë aktivitete që janë në zhvillim.

Prorektorja Arta Basha-Jakupi ka vlerësuar se ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe identifikimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Christoph Thun-Hohenstein, kryesuesi i delegacionit austriak,falënderoj prorektoren Basha- Jakupi,  për pritjen në universitetin e Prishtinës, dhe vlerësoj larte mënyrën e vazhdueshme të bashkëpunimit. Ai ka theksuar që bashkëpunimi do të vazhdojë me projekte të ndryshme dhe mbështetje në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe projektet aktuale që janë në proces zhvillimi.

Pjese e takimit ishte znj.Qamile Sinanaj, z.Lahe Nitaj nga Masht, nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe sportit znj.Klodeta Krasniqi, si dhe nga universiteti i Prishtinës, prof.Blertë Ismajli dhe znj.Lumnije Bajrami.

Në përfundim, palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në dobi të studentëve dhe stafit akademik të universitetit të Prishtinës.