Prorektori prof.Avdiaj mori pjesë në Munih të Gjermanisë, ne takim me përfaqësues të diasporës shkencore shqiptare
Prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, prof. Sefer Avdiaj, mori pjesë në Munih të Gjermanisë, ne takim me përfaqësues të diasporës shkencore në Simpoziumin “Ndërtimi i një platforme për përkrahjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të Diasporës shkencore shqiptare”
Ne ketë event shkencor u bashkëbisedua për përvojat dhe praktikat e suksesshme, potencialin e jashtëzakonshëm dhe mundësitë e shumta për bashkëpunim në të ardhmen dhe ne interes të zhvillimit te vendit.
Një nga objektivat e takimit ishte edhe ndërtimit i një platforme të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit te diasporës shkencore sipas fushave dhe vendeve ku punojnë qe pastaj te jete me i lehte bashkëpunimi me institucionet në vendet e origjinës.
Mërgata jonë vazhdon të jap kontributin te jashtëzakonshëm për vendin, ndaj mbesim të vendosur që bashkatdhetarët tanë t’i kemi gjithmonë afër.