Prorektori Bytyqi pret në takim anëtarët e Parlamentit Studentor të USHAF-it

Administrator Administrator 29 mars 2019 Arkivuar

Prorektori për mësim dhe çështje për studentë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Hysen Bytyqi, ka pritur sot në takim anëtarët e Parlamentit Studentor të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF).

Në këtë takim u diskutuan sfidat dhe iniciativat e studentëve të këtij Universiteti, të cilët prorektori Bytyqi i inkurajoi që të thellojnë bashkëpunimin me kolegët nga Universiteti i Prishtinës.  

Ndër të tjera, të pranishmit në këtë takim biseduan edhe për kushtet e fakulteteve, afatet e provimeve dhe rolin e studentëve në shoqëri.

Studentët nga USHAF-i në këtë takim u shoqëruan nga kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Arben Elshani. Ai theksoi se shqetësimet dhe kërkesat e studentëve janë pothuajse të njëjta në të gjitha universitetet publike në vend.