Prorektori Avdiaj udhëheqës i ekipit të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës IPhO 2023

Prorektori Avdiaj udhëheqës i ekipit të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës IPhO 2023

Blerta Dibrani 17 korrik 2023 Arkivuar

Prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, prof. dr. Sefer Avdiaj, po merr pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës IPhO 2023, e cila po mbahet në Tokio, Japoni.

Prorektori Avdiaj po merr pjesë në këtë olimpiadë në cilësinë e udhëheqësit të ekipit të Kosovës.

IPhO synon të vlerësojë njohuritë e nxënësve në fushën e fizikës, përmes zgjidhjes së problemeve komplekse teorike dhe eksperimentale, kështu duke vënë në pah përgatitjet dhe të menduarit logjik gjatë zgjidhjes së problemeve.

Përkitazi edhe me përpjekjet e Universitetit të Prishtinës për mbështetjen e vajzave në fushën STEM, këtë vit në IPhO 2023, flamuri i Kosovës përfaqësohet nga 3 nxënëse.