Prorektori Avdiaj, së bashku me profesorin dhe asistenten nga UP-FIM, pjesëmarrës në International Training Week në University of Applied Sciences, në Nysa të Polonisë

Prorektori Avdiaj, së bashku me profesorin dhe asistenten nga UP-FIM, pjesëmarrës në International Training Week në University of Applied Sciences, në Nysa të Polonisë

Marigone Vrajolli 8 qershor 2023 Arkivuar

Prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, Sefer Avdiaj, së bashku me Profesorin Prof. Ass. Drilon Meha dhe Asistentën e FIM, Ass. Dr. Sc. Bukurije Hoxha kanë marrë pjesë në International Staff Training Week, në Nysa të Polonisë. Gjatë kësaj kohe përveç trajnimit dhe certifikimit të tyre për organizim projektesh, personeli i UP-së gjithashtu ka mbajtur ligjërata para studentëve ndërkombëtarë me tematikat përkatëse të fushave që ata i mbulojnë.

Prorektori është takuar edhe me rektorin e University of Applied Sciences të Nysas Prof. Dr. Przemysław Malinowski me të cilin janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimeve të mëtejshme me interes të ndërsjellë, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të Universitetit të Prishtinës.

Përgjatë kësaj vizite, delegacioni nga UP-ja ka pasur rastin të takohet dhe të bisedojë me personalitete të shquara të fushave të ndryshme nga e gjithë bota, duke shkëmbyer mendime dhe përvoja të vlefshme.

Kjo vizitë ka hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe projekte të përbashkëta në sektorin e shkëmbimit të studentëve përgjatë semestrave si dhe projekte të tjera në fushën e edukimit.

Vizita e prorektorit Avdiaj dhe stafit të Universitetit të Prishtinës u mundësua nga programi Erasmus +, i cili mbështet qëllimet e shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira rreth bashkëpunimit në kuadër të programit si dhe inkurajimin e institucioneve të tjera partnere, studentët e programi Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara- UAS në Nysa dhe studentët polakë për t'u regjistruar në programe në universitetet partnere të përfaqësuara në Javën Ndërkombëtare të Trajnimit të Stafit - ISTW.