Prorektorët Bytyqi dhe Sahiti, pritën në takim profesorin Jean Pinson nga Universiteti i Parisit Diderot

Administrator Administrator 5 prill 2018 Arkivuar

Prorektorët në Universitetin të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’prof.dr. Hysen Bytyqi dhe prof.dr. Naser Sahiti, kanë pritur sot në takim profesorin Jean Pinson nga Universiteti i Parisit Diderot. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe prof.dr. Fetah Podvorica.

Prorektorët Bytyqi dhe Sahiti njoftuan profesorin Pinson me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina, misionin dhe vizionin e këtij institucioni, si dhe konform tyre , u diskutua për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ dhe Universitetit të Parisit Diderot.

Në anën tjetër, profesori Pinson tha që ndihet shumë i lumtur për kontributin e dhënë që njëzetedyvite  bashkëpunimi të pandërprerë shkencor me kuadrin e Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Me këtë rast, në emër të Universitetit të Prishtinës dhe prof. dr. Marjan Dema, iu u dhurua mirënjohje për bashkëpunim të frytshëm profesorit Pinson.

Në këtë takim, theks i veçantë iu kushtua mundësive të bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës ‘’ Hasan Prishtina’ dhe Universitetit të Parisit Diderot, sidomos në fushën e studimeve të doktoratës, projekte që parashohin ligjërata të përbashkëta për studentët e doktoratës të UP-së, kryesisht në fushën e Kimisë.