Projekti „HEI’25” — Aplikoni për grante deri 3000 euro për grupe studentore
Të nderuar studentë,
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në kuadër të projektit „HEI’25”, ka hapur thirrjen për aplikime fillestare në lidhje me grantet ku mund të përfshihen grupe studentore.
Grantet kanë vlerën nga 2000 deri në 3000 euro, ndërsa inkurajohet aplikimi me projekte që nxisin vetëdijen kritike, integritetin akademik, transparencën financiare dhe gjallërojnë jetën studentore me aktivitete kulturore, sociale e sportive.
Grupet studentore mund të aplikojnë për këto grante, duke plotësuar formularin në këtë vegëz.
Projekti „HEI’25” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me kontributin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kurse zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).