Programi i Punës Praktike në UP — Dera e parë e hapur për nisje të karrierës

Programi i Punës Praktike në UP — Dera e parë e hapur për nisje të karrierës

Administrator Administrator 22 korrik 2025 Arkivuar

Janë bërë 10 vjet qëkur Universiteti i Prishtinës ofron mundësi për punë praktike në zyrat, qendrat, departamentet, njësitë dhe institutet e tij.

Programi i Punës Praktike i UP-së është një mundësi e mirë për studentët dhe të diplomuarit e këtij universiteti që të përgatiten profesionalisht për tregun e punës derisa janë ende duke studiuar ose sapo kanë përfunduar studimet.

Qëllimi i këtij programi është që të rinjtë që kanë zgjedhur UP-në si institucion nëpër të cilin do të kalojë e zhvillohet rruga e tyre akademike, të përgatiten profesionalisht, të kenë integritet personal e profesional, të fitojnë njohuri teknologjike e kompjuterike, kulturë pune, aftësi udhëheqjeje dhe përvojë në punë ekipore.

Programi i Punës Praktike i ofruar në universitet, është i mirëstrukturuar dhe mentoruar nga mbikëqyrësit e punës praktike dhe gjatë programit ofrohen trajnime dhe ligjërata për udhëheqje e menaxhim, të menduarit kritik, hulumtim, avokim, aftësi komunikuese, të drejta të njeriut dhe barazi gjinore etj.

Universiteti i Prishtinës varësisht nga nevojat e administratës dhe njësive të tij akademike, ofron kohë pas kohe edhe punë praktike me pagesë dhe pa pagesë për studentët dhe të diplomuarit e dalë nga bankat e tij.

Ky universitet është më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

Detajet dhe qëllimet e ofrimit të punës praktike mund t’i shihni në vegëzat në vijim: