PROFESORI I UP-së, BASRI MEKOLLI E EKSPOZON ARTIN E TIJ NË DANIMARKË DHE ARMENI

Administrator Administrator 26 nëntor 2018 Arkivuar

Ditë më parë, prof. Basri Mekolli, nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka ekspozuar grafikat e tij artistike në ekspozitën personale në galerinë PM KUNST në Randers të Danimarkës.

Ekspozita e profesorit Mekolli, prodekan në Fakultetin e Arteve, u mirëprit nga artdashësit danezë. Aktiviteti artistik i profesorit Mekolli pati jehonë edhe në shtypin danez, duke u mbuluar nga gazetat e përditshme, madje u shkrua për të edhe në revistën kombëtare daneze për artin pamor “Kunstavisen”.

Pas këtij suksesi, prof. Mekolli do t’i ekspozojë grafikat e tij edhe në Bienalen e Parë Ndërkombëtare të Grafikës në Jerevan të Armenisë.               
                                  
Është ky edhe një prezantim tjetër dinjitoz i artit pamor në arenën ndërkombëtare nga profesorët dhe studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.