Profesorët sllovenë ligjëruan para studentëve të UP-së për shtetndërtimin e Sllovenisë
Para studentëve të Degës së Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ligjëruan profesorët nga Universiteti i Lubjanës së Sllovenisë, prof. dr. Miro Haček dhe prof. dr. Simona Kukovič.
Përmes ligjëratës “Shtetndërtimi në Slloveni: Sfidat dhe të arriturat”, profesorët sollën një pasqyrë të krijimit të shtetit të Sllovenisë. Që nga pavarësia e tyre e deri te ditët e sotme, ata rrëfyen për përvojat e shtetit të tyre, duke i njoftuar për së afërmi studentët me funksionimin e sistemit politik në Slloveni.
Politologët e ardhshëm u shprehën të kënaqur nga kjo ligjëratë, duke thënë se kanë mësuar më shumë për sfidat dhe shtetndërtimin e Sllovenisë, si një shembull për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike.