Prof. Kaltrina Kelmendi publikon në revistën shkencore me impakt faktor 10.570

Prof. Kaltrina Kelmendi publikon në revistën shkencore me impakt faktor 10.570

Blerta Dibrani 12 maj 2022 Arkivuar

Dr. Kaltrina Kelmendi, profesor asistente në Departamentin e Psikologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, së fundi, ka shënuar një arritje domethënëse shkencore, duke publikuar në revistën shkencore prestigjioze Trauma Violence and Abuse, revistë e cila ka një faktor impakti 10.570. Ky punim është rezultat i punës së përbashkët me prof. dr. Sherry Hamby, i realizuar në kuadër të qëndrimit studimor të dr. Kelmendit me bursën e Fulbright gjatë vitit akademik 2020/21 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Kelmendi, së bashku me prof. Hamby, ka hulumtuar literaturën ekzistuese mbi konstruktin e reziliencës në vendet e Evropës Juglindore, të njohura për luftën dhe traumën, me fokus të veçantë në Kosovë.

Rezultatet e punimit prezantojnë gjetjet mbi konstruktin e reziliencës në shoqëritë kolektiviste, duke theksuar rëndësinë e dinjitetit, solidaritetit, aktivizmit social, si dhe shtetbërjes si disa prej forcave të rëndësishme, që promovojnë reziliencën. Gjithashtu, gjetjet theksojnë rëndësinë e dizajnimit të studimeve me qasje pjesëmarrëse për të kuptuar më në hollësi vlerat kulturore, që promovojnë reziliencën në këtë kontekst, dhe shfrytëzimin e këtyre gjetjeve për të promovuar mirëqenien psikologjike.

Punimi me gjetjet e hollësishme dhe profili akademik i znj. Kelmendi mund të gjendet në linqet e mëposhtme:

https://doi.org/10.1177/15248380221093693

https://staff.uni-pr.edu/profile/kaltrinakelmendi