Prof. dr. Naser Sahiti zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektor i UP-së u zgjodh prof. dr. Naser Sahiti. Profesor Sahiti mori votat e shtatë anëtarëve të KD të UP-së, nga nëntë anëtarë gjithsej.
Me zgjedhjen e Sahitit si rektor të UP-së u përmbyll edhe procesi zgjedhor në Universitetin e Prishtinës.
Prof. dr. Naser Sahiti pozitën e rektorit do ta pranojë me datë 1 tetor 2020 nga rektori aktual, prof. dr. Marjan Dema. Ky i fundit, uron profesor Sahitin për zgjedhjen e tij në krye të UP-së, duke uruar që të vazhdoj rrugëtimin e Universitetit të Prishtinës drejt të qenurit universitet model në rajon dhe më gjerë.
Prof. dr. Naser Sahiti është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP. Kliko KËTU për të parë CV-në e plotë të tij.