Prof.ass.Dr. Arta Basha-Jakupi në Universitetin “Massachusets Institute of Technology”, në Boston, SHBA

Administrator Administrator 30 janar 2018 Arkivuar

Prof.ass.Dr. Arta Basha-Jakupi, profesoreshë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës | Universiteti “Hasan Prishtina” është duke qënduar për kërkime shkencore të fokusuara në Universitetin “Massachusets Institute of Technology”, në Boston|SHBA, si përfituese e grantit Fulbright Scholar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili cilësohet nga vet Departamenti si një nga grantet më prestigjioze që jepen nga SHBA.

Vlen të theksohet se në bazë të rangimit QS World University Rankings, Universiteti “Massachusets Institute of Technology”, ne Boston|SHBA, është i ranguar si Universiteti nr.1 në botë në lëminë e arkitekturës. Prandaj, nga ky qëndrim do jetë përfituese jo vetëm profesoresha Arta dhe studentët të cilëve do tu’a pasoj këtë dije por dhe FNA-UP për mundësinë e kyçjes së stafit të tij në Universitetin më prestigjioz në botë, si dhe krijimit të mundësive të bashkëpunimit për projekte, konferenca apo trajnime të ndryshme në të ardhmen.

Profesoresha Arta, studimet Universitare i mbaroi pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2006 ndoqi studimet pasuniversitare në Buahaus Kolleg–Dessau të Gjermanisë , ku dhe projekti i saj përfundimtar “Green Zero” mbi urbanizmin e  pasluftës, u zgjodh në mesin e tre më të mirëve për  postproduksion. Studimet e doktoratës i mbaroi në vitin 2012 pranë Universitetit të Bauhausit në Weimar, Gjermani, me vlerësimin “cum luade”, dhe më këtë rast u bë njëra ndër doktorantet më të reja dhe të pakta në fushën e Arkitekturës në Kosovë, atëkohë. Arta Basha-Jakupi, në vitin 2007, fillon punën në FNA si asistente e re, 2010-2017 ka qenë shefe e Katedres së Vizuelizimit Hapésinor, Grafik dhe Formésues. Ajo vazhdon të punojë në cilësinë e profesoreshës dhe koordinatores për zhvillim akademik në FNA.  Ka fitur një numër të madh të bursave fal së cilave ka realizuar hulumtimin e postdoktoraturës në Austri (Vjenë), si dhe qëndrime të tjera studimore, si në: Japoni (Tokyo, Kyoto, Osaka, Nara), në Hungari (Budapest, Pec), Itali (Bologna), Gjermani, BiH etj.  Profesoresha Arta, ka të shkruar një monografi shkencore, një numër punimesh shkencore dhe projekte arkitektonike të realizuara.