Përparime të reja në bashkëpunimin universitar Kosovë- Holandë

Përparime të reja në bashkëpunimin universitar Kosovë- Holandë

Marigone Vrajolli 3 korrik 2023 Arkivuar

Punëtoria shkencore për diasporën u mbajt në ambasadën e Kosovës në Holandë, ku pjesëmarrës ishin studiues nga diaspora, përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Prorektori Avdiaj ishte përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, ku pati mundësinë të bashkërendojë nismat për avancim ndërkombëtar.

Së bashku me ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Doli, prorektori Sefer Avdiaj u takua me profesorin e asociuar të Universitetit të Mastrihtit, Fabian Raimondo. Ata u mblodhën në ambientet e ambasadës së Kosovës në Holandë për të diskutuar rreth krijimit të kursit të Drejtësisë Tranzicionale në Kursin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës.

Iniciativa të tilla përfaqësojnë përpjekjet e Universitetit të Prishtinës për të ofruar kurse në fushën e të Drejtave të Njeriut në përgjithësi.