Orë përkujtimore në 20 vjetorin e vdekjes se Prof. Ejup Statovci
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" fton të gjithë studentët dhe profesorët që të marrin pjesë në orën përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të rektorit të UP-së, Prof. Dr. Ejup Statovci.
Kjo orë përkujtimore do të mbahet nesër, me datë 19/10/2019 në Bibliotekën Kombëtare ‘’Pjetër Bogdani’’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12.00.
Në këtë aktivitet të organizuar nga Parlamenti Studentor i UP-së do të nderohet vepra dhe jeta e rektorit.
Prof. dr. Ejup Statovci ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 deri më 1997.