Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2025 janë të hapura!
Kosova është plot me ndryshimtarë që përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj, vlerësojmë se kontributi i gjithsecilit duhet nderuar e shpërblyer, sidomos kur përkushtimi vjen në formën e punës vullnetare.
Kjo fushatë e organizuar nga TOKA dhe e mbështetur nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (UP), si përkrahëse e vullnetarizmit, ka synim njohjen, promovimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në vullnetarizëm me anë të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit.
Fushata përfshin të gjithë të rinjtë, individët, komunat, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në angazhimin nëpërmjet punës vullnetare.
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë të ndara në dy kategori. Secila kategori përfshin disa çmime.
Kategoria A: TË RINJTË. Jepen këto çmime për katër të rinj:
- Vullnetari/ja i/e vitit
- Vullnetari/ja Guximtar/e e vitit
- Vullnetari/ja më Kreativ/e e vitit
- Vullnetari/ja në Ngritje i/e vitit
Afati për të nominuar persona që merren me punë vullnetare për çmimet e Kategorisë A është deri më 30 shtator 2025. Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominimit, klikoni në këtë link.
Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT. Jepen këto çmime për këta hisedarë:
- Biznesi më Përkrahës i Vitit
- Komuna më Përkrahëse e Vitit
- Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit
- Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit
- Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit
Afati për të nominuar biznese, komuna e individë përkrahës të vullnetarizmit për çmimet e kategorisë B është deri më 30 shtator 2025.
Pakot për Mbështetësit e Vullnetarizmit të Vitit (VIV)_
Për informata shtesë, kontaktoni në [email protected] ose +383 38 704 560.