NJOFTIM: UP dhe UNICEF me konferencë për partneritetin për ndryshime pozitive sociale në Kosovë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe UNICEF-i janë duke e organizuar një takim mbi “Ndërtimin e Partneritetit për Ndryshime Pozitive Sociale në Kosovë”.
Ngjarja do të zhvillohet të mërkurën, më 24 tetor 2018, në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar në orën 09:15. Takimi do të kryesohet nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema dhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin.
Universitetet dhe kolegjet private do të bëhen bashkë në këtë konferencë, për t’i hulumtuar mënyrat e lidhjes së studentëve me veprimet në komunitet, që shënon hapin e parë të bashkëpunimin ndërmjet UP-së dhe UNICEF-it në objektivin e tyre për ndërtimin e partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë.
UP-ja dhe UNICEF-i po punojnë së bashku për t’i fuqizuar shkathtësitë për jetë dhe shkathtësitë për vende të denja pune për të rinjtë, në mënyrë që t’i përmbushin nevojat e tregut të punës.
Ftohen studentët dhe stafi i interesuar që të marr pjesë në këtë konferencë!
Për agjenden e detajur të konferences, klikonin këtu.
