NJOFTIM: THIRRJE PËR APLIKIM NË SIMPOZIUMIN “EUROENVIRO”

Administrator Administrator 21 janar 2019 Arkivuar

EuroEnviro është simpozium vjetor, i cili mbledh rreth vetes studentë nga universitete të ndryshme evropiane nga disiplina të ndryshme akademike, të cilët kanë si pasion qëndrueshmërinë ambientale.
Kjo konferencë ua ofron studentëve mundësinë që të takohen dhe të punojnë së bashku, si dhe të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit.

Konferenca EuroEnviro do të mundësojë për studentët ligjërata, vizita studimore dhe punëtori, të cilat do t’i inkurajojnë ata që të mendojnë dhe të veprojnë si liderë të së ardhmes.

🕐 Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 1 mars 2019.
➡️ Për të mësuar detajet rreth edicionit të 24-të të EuroEnviro, klikoni linkun në vijim: http://euroenviro.org/
➡️ Për t’u informuar në kohë reale me zhvillimet rreth simpoziumit, ndiqeni eventin e tij në facebook: https://www.facebook.com/events/2194011800815587/
➡️ Ndërkaq, për më tepër informacione, kontaktoni organizatorët në: [email protected]