NJOFTIM SQARUES PËR KONKURSIN NR. 3/890 dt. 7.11.2025 – BURSA MASTER 2024/25

NJOFTIM SQARUES PËR KONKURSIN NR. 3/890 dt. 7.11.2025 – BURSA MASTER 2024/25

Administrator Administrator 14 nëntor 2025 Arkivuar

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se gjatë procesit të aplikimit për bursat universitare të nivelit Master për vitin akademik 2024/25, janë paraqitur disa paqartësi. Për këtë arsye Universiteti i Prishtinës ka analizuar me kujdes të gjitha rastet e paraqitura, duke u bazuar në kriteret e konkursit dhe rekomandimet e Këshillit Drejtues.

1. Për cilët studentë vlen ky konkurs?

Sipas konkursit zyrtar nr. 3/890 dt. 7.11.2025, bursa universitare për vitin akademik 2024/25 ndahen për:

Studentët e rregullt të nivelit Master, të cilët:

  • kanë të regjistruara të dy semestrat e vitit 2024/25,
  • nuk kanë vit të përsëritur,
  • i kanë dhënë të gjitha provimet e vitit akademik 2023/24 deri në afatin e shtatorit,
  • kanë notë mesatare jo më të ulët se 9.00.

Përjashtim:
Studentët e programeve njëvjeçare, të pranuar në vitin 2024/25, duhet t’i kenë përfunduar provimet e semestrit dimëror në afatin e janarit.

2. Studentët që kanë kryer të gjitha provimet në 2024/25 dhe janë vetëm në pritje të mbrojtjes së temës

Kjo kategori përfshin studentë që:

  • kanë përfunduar me sukses të gjitha provimet brenda vitit akademik 2024/25,
  • kanë notë mesatare mbi 9,
  • janë të regjistruar në semestrin dimëror 2025/26 vetëm për qëllim të mbrojtjes së temës, dhe në SEMS figurojnë si përsëritës.

Sqarim:

Shërbimi administrativ dhe IT do të mundësojnë aplikimin për bursë për studentët të cilët duhet të vlerësohen me rezultatet e vitit akademik 2023/24, pavarësisht regjistrimit teknik në semestrin 2025/26.
Vlerësimi bëhet vetëm sipas kritereve të konkursit, pikërisht ashtu si janë përcaktuar.

3. Për studentët e gjeneratave pasuese

Studentët që kanë kanë aplikuar me rezultatet e vitit akademik 2024/25, studimet 2 vjeçare, njoftohen se:

Do të kenë mundësi të aplikojnë për bursa Universitare në konkursin e radhës, që sipas mundësive buxhetore pritet të shpallet gjatë vitit 2026, dhe në të cilin do të vlerësohen me arritjet e vitit akademik 2024/25.

4. Për çdo problem teknik

Në rast të pamundësisë së aplikimit, studentët duhet të paraqesin kërkesë në SEMS te pjesa:
SEMS → Kerkesa/Ankesa, duke përshkruar saktësisht problemin e paraqitur.

Faleminderit për mirëkuptimin!