NJOFTIM RRETH REGJISTRIMIT TË SEMESTRIT DHE VENDIMIT TË QEVERISË PËR LIRIM NGA PAGESA

NJOFTIM RRETH REGJISTRIMIT TË SEMESTRIT DHE VENDIMIT TË QEVERISË PËR LIRIM NGA PAGESA

Administrator Administrator 13 shkurt 2021 Arkivuar

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve në Universitetin e Prishtinës se në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 2/64, të datës 12 shkurt 2021, nga data 15/02/2021, ora 13:00 deri më datën 19/02/2021 në ora 15:00, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror, për vitin akademik 2020/21.

Sqarim: Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar këtë semestër do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe do të mbeten në fuqi. Ndërkaq, regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me Vendimin e Qeverisë të datës 12/02/2021.

Klikoni këtu për Vendimin.