NJOFTIM RRETH ORGANIZIMIT TË MËSIMIT DHE PUNËS NË UP, NË RRETHANAT E PANDEMISË COVID-19
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton studentët, stafin dhe palët e tjera, që duke u bazuar në vendimin e datës 31/10/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë për masat anti-Covid19, si dhe në vendimin e Senatit nr. 2/113 të datës 13/10/2020, pika 2, menaxhmenti i UP-së kërkon nga dekanët e njësive akademike të informojnë personelin akademik që ligjëratat do të organizohen vetëm në formën online. Ndërkaq, ushtrimet praktike ose laboratorike do të mbahen në prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSH-së.
Vendimi i menaxhmentit të UP-së është marrë në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me SARS-CoV-2, si dhe në përputhje me vendimin e lartcekur të MSH-së.
Njoftimin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.
Ruani veten, familjen dhe shoqërinë!