NJOFTIM: REKTORI DEMA DO TË MBAJË TAKIM ME ABSOLVENTËT E UP-së
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, i fton të gjithë absolventët e UP-së që të marrin pjesë në takimin e radhës “Diskutim & kafe me rektorin”.
Studentët që janë në përfundim të studimeve do të kenë mundësinë që nga afër të shpalosin sfidat nëpër të cilat kanë kaluar përgjatë këtyre viteve, si dhe propozimet eventuale për ndryshime. Siç tashmë e ka dëshmuar, Rektori është çdoherë i gatshëm t’i dëgjojë idetë tuaja.
Takimi do të mbahet këtë të premte (21 qershor), me fillim nga ora 12:00, në kampusin para Bibliotekës Kombëtare.
Andaj, për të treguar përjetimet tuaja si student i këtij universiteti, siguroni vendin tuaj duke plotësuar formularin në linkun: https://forms.gle/85wX4Ny7QRZwatgx6