NJOFTIM - Profesionistë nga "Zëri i Amerikës" do të mbajnë ligjëratë para studentëve në Fakultetin Filologjik
Me 29 shtator 2017 (e premte) duke filluar nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të zhvillohet ligjërata mbi "Të vërtetën përballë dezinformatës" dhe "Rolin e Zërit të Amerikës dhe ndikimin e programeve të tij".
Në këtë ligjëratë që organizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin Filologjik të UP-së dhe Zëri i Amerikës, do të flasin:
- Znj. Amanda Bennett, Drejtoreshë e përgjithshme e Zërit të Amerikës
- Z. Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit Euro-Aziatik të Zërit të Amerikës
- Z. Arben Xhixho, Shef i shërbimit shqiptar të Zërit të Amerikës
Zonja Amanda Bennett është drejtoresha e parë e Zërit të Amerikës që viziton Ballkanin në 75 vjet të punës së këtij mediumi. Klikoni këtu për të lexuar biografitë e ligjëruesve.
Ftohen të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë ligjëratë.