Njoftim për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2017/18
Me pajtimin e shumicës së dekanëve të njësive akademike, pas shumë kërkesave të Parlamentit të studentëve dhe Këshillave studentore, sot me datë 30.04-2018 deri me datë 02.05.2018 në ora 15.30 do të HAPET SEMS-i për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2017/18.
Një kategori e madhe e studentëve e kanë të kufizuar afatin e diplomimit deri me datë 30.9.2018, ndërsa pjesa tjetër duke menduar se do ta mbrojnë temën në semestrin dimëror nuk e kanë regjistruar semestrin veror, prandaj nëse nuk i lejohet hapja e SEMS do të humbasin të drejtën e mbrojtjes.