NJOFTIM PËR PUBLIKUN E GJERË

NJOFTIM PËR PUBLIKUN E GJERË

Administrator Administrator 25 prill 2018 Arkivuar

Ndërpreja e njëanshëme e Autorizimit Nr. 44 dt. 14.11.2011 për Atestime (Homologim individual te mjeteve)

Ministria e Infrastrukturës, ia ndërpret njëanshëm Autorizimin Nr. 44 dt. 14.11.2011 për Atestime (Homologim individual te mjeteve) Universitetit të Prishtinës / Fakultetit te Inxhinierisë Mekanike / Institutit te Inxhinierisë Mekanike dhe ja dhuron në mënyrë jo-ligjore subjektit privat të autorizuar për homologim (së paku kështu e kuptojmë në FIM këtë Vendim).
UA 02/2018 ende nuk gjendet i publikuar ne website te Ministrise.
UP/FIM/IIM prej vitit 1985 deri me sot 20.04.2018 ka ushtruar veprimtarinë e Atestimeve (Homologim individual te mjeteve ne Ligjin e ri aktual).
Dokumente relevante: Marrëveshja e fundit 550/06, dt. 13.11.2006 dhe Autorizimi Nr. 44, dt. 14.01.2011, pa afat skadimi.
Përjashtim në këtë periudhë bëjnë vitet 1991-1999 kur Studentët dhe profesorët e UP-së u larguan dhunshëm nga objektet e tyre nga pushtuesi serb.
UP/FIM/IIM
Falënderon ish-Ministrat
Z. Qemajl Ahmeti
Z. Fatmir Limaj
Z. Fehmi Mujota
Z. Lutfi Zharku
Z. Hanefi Muharremi
Te cilët çdoherë ditën të çmojnë Universitetin e Prishtinës - Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për kontributin mësimdhënës dhe profesional.
--
Reagimi nga Menaxhmenti
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike