Njoftim për prezantim të programeve për studime master nga ESFAM

Administrator Administrator 29 prill 2020 Arkivuar

Jeni student i vitit të parë të nivelit master në Kosovë (240 kredi) dhe keni njohuri të nivelit B1 në gjuhë frënge? Dëshironi t’i vazhdoni studimet në Bashkimin Evropian? ESFAM, institucion i specializuar i Agjencisë universitare të Frankofonisë, me vendndodhje në Sofje, Bullgari, ju fton të ndiqni prezantimin e programeve për vitin e dytë master, me datë 5 maj 2020, në orën 10:00. Për ta ndjekur këtë prezantim mjafton të klikoni në vegzën e  mëposhtme:

https://esfam.classilio.com/UP.


ESFAM ofron studime dhe lëshon diploma në Menaxhim dhe Administrim Biznesi, Menaxhim Publik, Menaxhim të Territoreve Turistike, Menaxhim Ndërkombëtar të Transportit dhe Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit (SCM), në bashkëpunim me universitete franceze dhe belge. Për këto fusha ofrohen edhe bursa, bazuar në kriteret e meritës.

Afati për aplikim është hapur deri më 31 maj 2020.

Për më shumë detaje vizitojeni ueb faqen e ESFAM: https://esfam.auf.org