Njoftim për pjesëmarrje në seminarin “Liria akademike dhe parimet etike"
Zyra Erasmus+ në Kosovë do të organizoj seminar njëditor me temën "Liria akademike dhe parimet etike" (“Academic freedom and ethics principles”). Seminari do të mbahet më datë 12 tetor 2018, duke filluar nga ora 10:00, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, salla e takimeve, kati IV.
Ky seminar do të përqendrohet në të drejtën e zbatimit të lirisë akademike dhe në sfidat e implementimit të saj në një perspektivë rajonale dhe globale, si dhe do të diskutohen parimet e etikës në arsimin e lartë dhe sfidat që ndërlidhen me të.
Për më shumë informacione, klikoni këtu për agjendën e Seminarit.