Njoftim për mbrojte të punimit të doktoratës të kandidatit Artan Studenica

Njoftim për mbrojte të punimit të doktoratës të kandidatit Artan Studenica

Administrator Administrator 15 maj 2023 Arkivuar

Njoftojmë të interesuarit se me datë 22.05.2023 në ora 11:00 në hapësirat e Gjimnazit Matematikor që gjendet pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, DMV. Artan Studenica mbron punimin e doktoratës, me titull: "Prevalenca e kontaminimit bakteror në mostrat e djathit shtëpiak në tregun informal në Kosovë”. Mentor ikandidatit dhe punimit të doktoratës është Prof. Dr. Gjyle Mulliqi-Osmani dhe bashkë-mentor Prof. Dr. Erwin Märtlbauer.

Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe do të bëhet para komisionit profesional, në përbërje nga: 

  • Prof. Asoc. Dr.  Alltane Kryeziu – kryetare e komisionit (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës “HasanPrishtina”)
  • Prof. Dr. Tahire Maloku-Gjergji – anëtare e komisionit (Fakulteti i Mjekësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”)
  • Prof. Asoc. Dr. Ismail Ferati - anëtar i jashtëm i komisionit (Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit – Universiteti Shtetëror i Tetovës).

Dekani:

Prof. Dr. Bedri Dragusha