Njoftim për mbrojte të punimit të doktoratës
Njoftojmë të interesuarit se Msc. Arieta Camaj Ibrahimi me datën 15.10.2018, ora 14:00, në hapësirat e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, mbron punimin e doktoratës, me titull: ”Përcaktimi i Aflatoksinës M1 në qumësht të papërpunuar në regjion të Kosovës”. Mentor i kandidates dhe punimit të doktoratës është Prof. Dr. Tahir Arbneshi.
Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:
- Prof. Dr. habil. Bajram Berisha – Kryetar i komisionit (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës);
- Prof. Asoc. Dr. Arben Haziri – Anëtar i komisionit (Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore, Universiteti i Prishtinës);
- Prof. Dr. Zehra Hajrulai - Musliu – Anëtare e komisionit (Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti “Ss. Cyril and Methodius”, Shkup).
Dekani:
Prof. Dr. Skender Kaçiu